Ushqimi është dhe procesi më i rëndësishëm për shëndetin
e secilit, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos harrojmë asnjë vakt
të konsumit.
Konsumimi i tij në mënyrën e duhur ju bën të ndiheni më
në formë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Të gjithë ata që nuk konsumojnë
ushqim për shkak të dietave apo thjesht e anashkalojnë, i shkaktojnë vetes
probleme serioze, të cilat sa vine edhe shtohen.
Më poshtë do të njiheni me 5 fakte që lidhen me atë çfarë
i ndodh trupi tuaj nëse jeni të uritur:
Lodhje të trurit
Kur jeni të uritur, rezervat e glukozës së trupit tuaj
bien. Truri juaj merr shumicën e energjisë nga glukoza, kështu që ju mund të
gjeni veten në një mjegull të trurit. Mos u befasoni nëse filloni të ndiheni të
hutuar ose të keni probleme në të folur.
Lëvizje të pakontrolluara
Trurit nuk i pëlqen që ju të jeni të uritur. Nëse nuk ka
glukozë të mjaftueshme ai fillon të krijojë panik duke ju bërë ju të
pavëmendshëm.
Humbisni lëndë ushqyese
Trupi i njeriut ka nevojë në çdo moment për lëndë
ushqyese. Nëse dëshironi që organizmi juaj të funksionojë siç duhet, mos
shmangni asnjë vakt.
Tkurrja e muskujve
Një gjë tjetër që i ndodh organizmit kur nuk konsumoni
ushqim është humbja e masës muskulore. Ato fillojnë të tkurren për shkak të
mungesës së lëndëve ushqyese.
Ndjeheni të lodhur
Nëse nuk konsumoni ushqim ju nuk keni energji për të çliruar. Trupi ndihet i lodhur dhe nuk është në gjendje të bëjë asgjë. /mapo.al



Të tjera
Në Stamboll nis takimi për G@zën, i organizuar nga ministri Fidan
Liverpool pas talentit të River Plate
Presidentes i kalon mandati edhe pak muaj, bëni kujdes se lehtë mund t’ju kthejë në 12%