Ju ka ndodhur të zgjoheni për disa netë rresht në të njëjtën orë? Mund të duket rastësi , por mjekësia tradicionale kineze (TCM) mund të ketë një shpjegim dhe një zgjidhje për ju.Çdo organ ka orën e tij biologjike, ndaj ekziston dhe një kohë optimale për çdo aktivitet.
Për shembull mëlçia e ben punën më të madhe natën, kur pastron gjakun dhe mushkëritë nxjerrin toksinat, ndërkohë një organ tjetët mund ta ketë kulmin e aktivitetit gjatë ditës.
Arsyeja pse zgjoheni në mes të natës mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor ndaj mos e neglizhoni.
Nëse zgjoheni midis orës 1 dhe 3 të mëngjesit mëlçia juaj mund të ketë probleme në përpunimin e mbeturinave.
Zgjimi ndërmjet 3 dhe 5 A.M është një tjetër shenjë e trazirave emocionale. Hidhërimi dhe trishtimi, në veçanti, lidhen me mushkëritë.
Gjatë këtyre orëve, mushkëritë pastrohen vetë nga toksinat. Për këtë, në qoftë se ju zgjoheni duke u kollitur, mund të jetë shenjë se mushkëritë tuaja kanë probleme të pastrimit të toksinave.



Të tjera
Britania krijon aplikacionin që sheh përmes murit
Peshku ndihmon zemrën
Katër arsye pse partneri juaj ju nervozon