Kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq nga Nisma Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb”, i është bashkuar Listës Serbe – partisë kundër së cilës kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale.
Në një deklaratë të publikuar nga Lista Serbe, Spasiq ka njoftuar se po tërhiqet nga gara për balotazh dhe se do ta mbështesë kandidatin e kësaj partie në zgjedhjet e 9 nëntorit.
Ai tha se “të gjithë forcën dhe energjinë” do ta vë në shërbim të fitores së Listës Serbe në Kllokot dhe në nivel të Kosovës.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tërheqja e tij nuk ndikon në procesin zgjedhor, pasi afati ligjor për tërheqje të kandidatëve ka përfunduar më 2 shtator.
KQZ-ja theksoi se raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Kllokotit do të zhvillohet më 9 nëntor me dy kandidatët që morën më shumë vota në raundin e parë.



Të tjera
Pritja në trafik jua dëmton shëndetin
Hemorroidet shkaktohen për shkak të këtij veprimi që bëni çdo ditë
Sa më shumë kohë që shpenzoni në dush aq më të vetmuar jeni