Polici i Serbisë i arrestuar në pikën kufitare të Jarinjës sot ka dalë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku u mbajt seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.
I dyshuari, të cilit në veturën e tij me tabela të Beogradit, iu gjetën 51 fishekë dhe para të gatshme (9.900 euro dhe 26 mijë dinarë serb), rrezikon paraburgimin.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni për Arbresh.info tha se ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit prej 1 muaji
“Një kërkesë për një person është paraqitur për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse“, tha Preteni.
Preteni tregoi se seanca gjyqësore veçse është mbajtur dhe tani po pritet vendimi nga gjyqtari i procedurës paraprake. .
Ndryshe, policit serb i janë sekuestruar edhe një sërë dokumentesh zyrtare dhe pajisjesh policore, përfshirë: kartelën e identifikimit dhe distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimin e Serbisë dhe të Kosovës, pasaportën serbe, një palë spaleta uniformash, dorëza dhe një USB.



Të tjera
“Pronari i ChatGPT nënshkruan marrëveshje afro 40 miliardë dollarësh me Amazon”
“Xhaka: I lumtur të rikthehem në Premier Ligë, shpresoj të ndihmoj ekipin”
“Picula: Qëndrimi i KE-së ndaj Serbisë ka qenë padrejtësisht i butë”