Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ozkan Ulutas, transmeton Anadolu.
FSK njoftoi se në këtë takim gjenerali Jashari i shprehu mirëseardhje Ulutas dhe uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it.
“Gjatë takimit ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të saj”, bëhet e ditur nga FSK.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen.
Tutje u diskutua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm midis FSK-së dhe KFOR-it duke u theksuar rëndësia e thellimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë si në Kosovë, ashtu edhe në rajon.



Të tjera
Edhe Vini Jr. dyshohet për dëmtim
Shenjat që vërtetojnë se partneri do t’ju dojë përgjithmonë
Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për ne