Në mbledhjen e sotshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për anëtarë të 37 Kuvendeve Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi bëri të ditur rezultatet se sa ulëse morën gjithsej partitë politike në 37 komunat e Kosovës.
Deçan AAK me 11 ulëse, LDK 6 ulëse, Iniciativa Demokracia dy ulëse, LVV 1 ulëse, Partia Socialdemokrate 1 ulëse. Në Gjakovë AAK 11 ulëse, LVV 7 ulëse, LDK 5 ulëse, PDK 5 ulëse, Partia Shqiptare Demokristiane 4, Alternativa 1 ulëse, Partia Liberale Egjiptiane 1 ulëse dhe E Vërteta me 1 ulëse. Gjilan LVV 13 ulëse, LDK 10, PDK 5, AAK 2 ulëse, Guxo 1 ulëse, Lista Serbe 1 ulëse. Dragash, LDK 8 ulëse, PDK 6, LVV 3 ulëse. Në Istog LDK 14 ulëse, PDK 6, LVV 3, AAK 2 ulëse. Kaçanik PDK 8, LVV 6, LDK 3, Vizioni Për Zhvillimin e Kaçanikut 3, AAK 1 ulëse. Në Klinë AAK 13 ulëse, PDK 9, LDK 4, LVV 1. Fushë Kosovë, LVV 10, LDK 9, PDK 6, Zëri i Drejtësisë 1 ulëse, Partia Egjitpiane Liberale 1 ulëse, Lista Serbe 1 ulëse, AAK 1 dhe NISMA 1 ulëse. Kamenicë, LVV 9, Partia Socialdemokrate 4, LDK 3, AAK 3, Lista Serbe 1, PDK 1. Mitrovicë e Jugut, PDK 13, LVV 7, LDK 4, Guxo 4, FORCA E DISAPORËS 1, AKR 1 dhe NISMA 1 ulëse”, tha Radoniçi.
Ndërkaq në Lipjan, LDK 16 ka asamblistë, PDK 10, VV 5, ndërsa në Obiliq VV ka 9 asamblistë, LDK 9, LISTA SERBE 2 dhe AAK 1.
Në Prishtinë, LDK me 15 asamblistë, VV me 12, PDK 12, AAK 5, Lidhja e Prishtinës 4, Guxo 1, Partia Socialdemokrate 1 dhe NISMA 1.
Ndërsa në Podujevë, VV ka fituar 15 asamblistë, LDK 13, PDK 4, Guxo 1, AAK 1. Në Prizren PDK me 13 asamblistë, VV 9, LDK 6, Guxo 1.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, në Skenderaj PDK ka fituar 21, VV 3, AAK 1, NISMA 1. Në Shtime LVV ka fituar 8 ulëse për Kuvendin Komuna, PDK 7, LDK 5. Në Suharekë AAK ka 9 asamblistë, LDK 8 asamblistë, PDK 5, VV 4, NISMA 1. Në Ferizaj PDK ka 18 asamblistë, VV 9, LDK 7, AAK 3, NISMA 1. Në Viti LDK 10 asamblistë, PDK 8, VV 7, AAK 1, NISMA 1. Po ashtu në Vushtrri PDK ka 12 asamblistë, VV 8, LDK 7, NISMA 2, Lista Serbe 1 dhe AAK 1.
Ndërsa në komunat me shumicë serbe, Leposaviq Lista Serbe ka siguruar 12 ulëse, Novobërdë 9, LDK 3, LVV 1. Në Shtërpcë Lista Serbe 12 ulëse, PDK 2, LVV 1, NISMA 1. Në Zubin Potok, Lista Serbe 11, LVV 1, PDK 1. Zveccan Lista Serbe 13 dhe PDK një ulëse. Graccanicë Lista Serbe 13, Aleanca Shqiptare 4, Ranillug Lista Serbe 12 ulëse dhe në Partesh 14. Ndërkohë në Kllokot Lista Serbe 6 ulëse, LDK 2, LVV 1, AAK 1 dhe PDK 1 dhe në Mitrovicën e Veriut Lista Serbe 10, LVV 1, PDK 1.
Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihet rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Gllogocit (Drenasit), pasi në Gjykatën Supreme ende nuk është përmbyllur vendimmarrja për një ankesë të parashtruar në këtë institucion.
KQZ, në këtë mbledhje mori vendim edhe për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarët e Komunave: Prishtinë, Junik dhe Mamushë. Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë të 35 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Rezultatet përfundimtare të këtyre komunave janë shpallur nga KQZ më 25 tetor 2025.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash që do të mbahen më 9 nëntor, janë 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot./kp



Të tjera
Nuk do të ketë emër tjetër për mandatar përveç Kurtit
“Pronari i ChatGPT nënshkruan marrëveshje afro 40 miliardë dollarësh me Amazon”
“Xhaka: I lumtur të rikthehem në Premier Ligë, shpresoj të ndihmoj ekipin”