Deputetja e AAK-së dhe ish-ministrja Donika Kadaj Bujupi ka reaguar pas deklaratave të nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në të cilat ajo përmendi presidenten Vjosa Osmani dhe u shpreh pa rezerva në lidhje me Listën Serbe, shkruan KosovaPress.
Kjo e fundit ka deklaruar në emisionin Debat Plus se nuk e ka problem të bahskëpunojë me Listën Serbe, derisa ka fajësuar presidenten e vendit Vjosa Osmani për rënien e LDK-së zgjedhjet e vitit 2021.
“Unë bash hiç problem nuk e kam Listën Serbe, bash hiç, sepse çdo qeveri e ka pjesë përbërëse të saj, bazuar në Kushtetutën e Republikës të Kosovës”, ka thënë ajo.
Të papërgjegjshme këto deklarata i konsideron Donika Kadaj Bujupi, e cila në një postim në Facebook ka thënë se ëshët e dënueshme që një deputete të mos shpreh shqetësim ndaj subjekteve që janë agresive ndaj Kosovës.
Sipas saj, Osmani punon çdo ditë për forcimin e shtetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
“Cila është porosia që deputetja në fjalë ka dashur t’u përcjellë qytetarëve me këtë qëndrim? Mbetet të besohet se nuk i ka llogaritur mirë fjalët dhe emocionet, sepse vështirë të besohet që dikush të mos ketë problem me Listën Serbe, por të ketë problem me Presidenten e vendit të vet. Vetëm urrejtja patologjike mund të verbojë dikë kaq shumë sa që me dhjetëra herë t’i referohet Kreut të Shtetit vetëm me ‘Vjosa Osmani’ e jo si Presidente, logjikë kjo që e shohim vetëm në mediat e Serbisë. Presidentja Osmani nuk është person privat, por Presidente e Republikës së Kosovës që para se të zgjedhet nga Kuvendi mori bekimin e mbi 300 mijë votave të popullit të Kosovës. Këtë besim e mori sepse mbrojti të vërtetën dhe dinjitetin shtetëror”, ka shtuar ajo.



Të tjera
Arsyet përse duhet të hani vezë më shpesh
Evropa duhet t’i thotë Trumpit “tërhiqu”, ose do të shkojmë “deri në fund”
“Rinumërimi zbulon skandal të fshehur: Manipulim votash dhe përplasje të brendshme në partitë politike”