Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin “Frontal” ka thënë se dy partitë e mëdha e kanë mundësinë që të bëhen bashkë për një alternativë ndryshe.
Ai shtoi se edhe Nisma është e gatshme të bëhet pjesë e saj.
“Qytetari nuk mjaftohet me thanë po vi me një alternativë ndryshe. Ai don me pa veprime ndryshe. A po e bashkon këtë zë opozitar që duan një qeveri ndryshe, cka po ban ti me veprime konkrete me afru këtë bosht ose këtë ekip?
Prandaj dy partitë e mëdha e kanë këtë mundësi. Atyre po ju flas, atyre që duan një qeveri ndryshe, për me vazhdu njëjtë e kanë LVV-në.
Nisma është e gatshme me dëgju nëse ka një projekt serioz, nëse krijohet ky projekt serioz ku qytetarët me e pa si mundësi reale. Aty ku është Nisma është kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, tha ai



Të tjera
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova
Real Madridi në epërsi ndaj Rayo Vallecanos, shënon Vinicius Junior