Ukraina ka lobuar intensivisht tek Uashingtoni për ta furnizuar me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi në javët e fundit.
Sipas një raporti në CNN, Pentagoni i ka dhënë dritën e gjelbër SHBA-së për t’i siguruar Kievit armët.
Zyrtarët, thuhet në raport, kishin arritur në përfundimin se kjo nuk do të ndikonte negativisht në rezervat amerikane – duke ia lënë vendimin politik Trumpit.
Megjithatë, vetë presidenti amerikan mbrëmë duket se e hodhi poshtë perspektivën e ndodhjes së kësaj së shpejti.
Trump shtoi: “Mund të ndodhë, mund të ndryshoj, por në këtë moment jo.” /@



Të tjera
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm
Trump dhe Starmer diskutuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës