Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, duke e akuzuar atë për qëndrime të paqarta dhe kontradiktore politike, përcjell “Bota sot”.
Përmes një postimi ironik në Facebook, Avdyli tha se me qëndrimet e fundit Bajrami është “ekspozuar në të vërtetën e saj”, duke theksuar se “ranë maskat” dhe se tashmë nuk ka më dilema as “Hamletiane e as Hikmetiane”.
Postimi i plotë
Dilema Hikmetiane
➡️Jam kundër Vjosës me u rizgjedh Presidente, e jam kundër edhe me u rikthye në LDK.
➡️Luftën kryesore e kam me Albin Kurtin.
➡️ Ama sinqerisht unë bash hiq skam asnjë problem me Listën Srpska.
Me këto qëndrime të sinqerta nga ajo, tani më u ekspozua në të vërtetën e saj subkoshiente, para të gjithëve, e për çdo gjë.
Ne me Kosovën dhe qytetarët e saj e ajo…? Sdi me kë…



Të tjera
Mexhiti e mori sot mandatin e kryetarit të Komunës së Çairit
Kushtetuta parasheh qartë mundësinë e mandatarit të dytë për formimin e qeverisë
Vlerësim i përzier për Kosovën në procesin e anëtarësimit në BE