“‘Patericë e PDK-së’ – Buzhala ‘godet’ Abdixhikun me një paralajmërim të fortë”

Gazetari Viktor Buzhala ka reaguar pas debatit të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me koalicionin që kjo parti ka arritur me Vetëvendosjen në Vushtrri.

Ai ka theksuar se LDK ka bërë koalicione me PDK-në në disa komuna pa u përballur me kundërshtime nga udhëheqësia e saj, ndërsa tani, sipas tij, po reagojnë ashpër ndaj marrëveshjes me VV-në nga “frika mos po u zemërohet PDK-ja”, përcjell “Bota sot”.

Buzhala ka shtuar se zgjedhjet nacionale janë afër dhe ka paralajmëruar se LDK rrezikon të bjerë më tej nëse vazhdon të mbetet “patericë e PDK-së”.

Shkrimi i plotë

Ndërkohë, për koalicionin e vetëm që u arrit me VV’në, pra në Vushtrri, nga frika mos po iu bërtet najkush nga PDK edhe sot qenkan çu peshë me e kundërshtu me krejt arsenaIin.

Ani more, se zgjedhjet nacionale afër janë. Aty e shohin në çfarë derexhe kanë me ra tu ba patericë e PDK’së.