Kosova në Ligën C për kualifikimet e Botërorit 2027 për futbolliste – Ekonomia Online

Kosova në Ligën C për kualifikimet e Botërorit 2027 për futbolliste

Të martën u tërhoq shorti për kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste, që do të organizohen në tre nivele, po ashtu si Liga e Kombeve.

Kosova do të garojë në Ligën C, në grup me Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjibraltarin. Fituesi i grupit do të avancojë në plejof për kualifikim në Botëror dhe po ashtu do të “gradohet” në Ligën B për kampanjën e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Nga Liga C, në plejof për Botëror avancojnë edhe dy përfaqësueset më të mira të vendit të dytë nga gjashtë grupe gjithsej. Garat fillojnë më 3 mars 2026 dhe përfundojnë më 9 qershor 2026.

Kosova ishte e vendosur në vazon e dytë, ndërsa Kroacia, nga vaza e parë, konsiderohet favorite e grupit.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria është në Ligën B, në grup me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi. Kualifikimi nga Liga B gjithashtu bëhet vetëm përmes plejofit, jo direkt në Botëror.