Pas propozimit të Albin Kurtit që nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, ka pasur reagime të menjëhershme nga spektri politik.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, kërkoi transparencë të plotë në procesin e mandatimit. Ai i është drejtuar publikisht presidentes së vendit, Vjosa Osmani, duke i kërkuar që të bëjë publike listën e nënshkrimeve të 61 deputetëve që supozohet ta kenë mbështetur mandatarin e propozuar nga Vetëvendosje.
“Nuk e pashë listën e nënshkrimeve të 61 deputetëve për mandatar të dytë. Presidente, publikoje listën, sepse është obligim kushtetues,” ka deklaruar Haradinaj.
Sipas tij, publikimi i kësaj liste është thelbësor për të garantuar legjitimitetin dhe transparencën e procesit politik, pasi mandati për formimin e qeverisë mund t’i jepet vetëm atij kandidati që vërtet ka mbështetjen e shumicës parlamentare.



Të tjera
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi veturë në Pejë-Kuqishtë
5 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit, Ziv uron që të zhvillohen e lulëzojnë më tej
Aksident me autobus në Turqi, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur