Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në rrjetet sociale pamje të Njësisë së Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e saj ndaj vendit.
Në postimin e saj, Osmani shkruan se kjo njësi është stërvitur dhe përgatitur sipas doktrinës së Shteteve të Bashkuara, me qëllim mbrojtjen e atdheut në çdo moment dhe çdo pjesë të Kosovës.
“Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së:
gjithmonë gati, gjithmonë në shërbim të atdheut”, ka shkruar presidentja Osmani.



Të tjera
Si duhet ta merrni vëmendjen e tjerëve?
Drejtoria e Arsimit n`Prishtinë lejon prezantim të botimeve nëpër shkolla
SHBA-ja kryen su*lme ndaj Iranit