A e dini arsyen se përse jetoni?
Përgjigja e kësaj pyetje mund t’jua përcaktojë mënyrën se si ndiheni çdo ditë, transmeton Telegrafi.
Nëse e keni zbuluar kuptimin e jetës suaj, atëherë jeni shumë më të prirë të jeni të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht.
Në anën tjetër, personat që pa pushim e kërkojnë kuptimin e jetës së tyre janë më të prirë të kenë mirëqenie më të dobët mendore dhe vështirësia për at gjetur atë kuptim ndikon keq në disponimin e tyre, në lidhjet shoqërore, shëndetin psikologjik dhe në aftësinë për të menduar.
Kuptimi i jetës është një koncept shumë i individualizuar, thonë ekspertët.
Ky kuptim mund të ketë të bëjë me besimin tuaj, me familjen, me punën, shërbimin në komunitet apo rolin tuaj në shoqëri.
Sipas tyre, periudha më stresuese e njerëzve është në rininë e hershme sepse njerëzit më së shumti e kërkojnë kuptimin e jetës së tyre në atë fazë, duke marrë vendime për karrierën, edukimin dhe familjen.



Të tjera
Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark