Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjidhja e vetme për krizën politike janë zgjedhjet e reja. Ai tha se mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vetëm sa e zvarrit krizën politike, derisa i kërkoi atij që ta pranojë se nuk ka shumicë parlamentare.
Abdixhiku në konferencë për media të mërkurën, tha se në Kosovë s’mund të ketë qeveri të pakicës, derisa iu referua Lëvizjes Vetëvendosje si ‘parti sekt’, raporton KosovaPress.
Presidentja Vjosa Osmani të martën ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër, pas dështimit të liderit të LVV-së Albin Kurti, për ta formuar qeverinë e re gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend më 26 tetor.
Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë
“Tani po propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor po i thonë dhe natyrisht është i imponuar, jo me diskutim dhe dialog partiak, por me vendime të një partie politike. Jemi vonë. Partitë serioze do të duhej të kishin menduar me kohë propozimin tonë. Përveç që jemi vonë, qeveri të pakicës nuk mund të ketë më në Kosovë. Nga viti 1989 në Kosovë vendos shumica. LDK e rikujton se pakica nuk mund të vendosë për shumicën dhe popullin. Në demokraci pakicës i thonë opozitë dhe jo qeveri, pasi s’mund të jesh në qeveri pakicë. Në demokraci, pakica nuk e ndan buxhetin, s’kalon ligje dhe nuk imponon politika, e s’mund të bllokojë vullnetin qytetar për votë të lirë. Madje as me zvarritje të pakuptimta sikur ky mandatimi i dytë. Çdo qeveri legjitime duhet të përfaqësojë shumicën qytetare. Kur kjo shumicë nuk ekziston, vendi duhet t’i kthehet sovranit, apo qytetarit. Ky është thelbi i demokracisë. Ajo që po propozohet sot i ngjan monarkisë. Në monarki mandati trashëgohet nga babai te i biri. Nga Albini te Glauku”, tha ai.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Aksident me autobus në Turqi, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur
Bie guri madh në aksin Pejë-Kuqishtë, dëmtohet rëndë një veturë
IKD: Vendimet urgjente të Kuvendit pas konstituimit të legjislaturës së re