FIFA ka shpallur listën e lojtarëve të nominuar për çmimin prestigjioz “Lojtari më i mirë i vitit 2025”. Në mesin e emrave të njohur janë Ousmane Dembélé, fituesi i Topit të Artë, dhe bashkëlojtarët e tij të PSG-së, Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Vitinha.
Nga Barcelona janë nominuar Lamine Yamal, Raphinha dhe Pedri, ndërsa nga Premier League emrat e Mohamed Salah dhe Cole Palmer të Liverpool dhe Chelsea. Po ashtu, Kylian Mbappé dhe Harry Kane kompletojnë listën e nominimeve.
Lionel Messi mbetet lojtari më i suksesshëm në këtë kategori, duke e fituar çmimin tri herë (2019, 2022, 2023).



Të tjera
Olta Gixhari ndan pamje nga pushimet në Spanjë, shfaqet me fustan të kuq dhe shumë natyrale
Madonna mbledh 16 yje në videoklipin e ri, fansat sfidohen t’i dallojnë të gjithë
Nis verifikimi i 85,700 votave me postë