Dogana sekuestron 570 palë këpucë sportive të dyshuara si false

Dogana sekuestron 570 palë këpucë sportive të dyshuara si false

Rreth 570 palë këpucë sportive të falsifikuara janë ndaluar nga Dogana e Kosovës gjatë një aksioni të zhvilluar nga ta.

 

Këto këpucë, sipas Doganës, bartnin shenja dalluese të një marke të njohur tregtare, por që ishin të falsifikuara.

Dogana thotë se mallrat ishin të kamufluara në mënyrë që të shmangej identifikimi.

“Gjatë kontrollit të kryer nga oficerët doganorë, është vërejtur se mallrat ishin të kamufluara në mënyrë që të shmangnin identifikimin e menjëhershëm të markës, çka ngriti dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI)”, thuhet në njoftim.

Sipas Doganës, ky rast tregon përkushtimin e tyre në luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe në mbrojtjen e konsumatorëve dhe kompanive të ligjshme nga konkurrenca e padrejtë.

“Dogana e Kosovës do të vazhdojë me masa të rrepta kontrolli dhe bashkëpunim me përfaqësuesit ligjorë të markave ndërkombëtare, për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e tregut vendas nga produktet e falsifikuara”.