Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në Helsinki ku tha se qëndroi për një vizitë pune.
Sorensen tha se me kryediplomaten finlandeze ka diskutuar “në detaje” mbi procesin që e lehtëson BE-ja, ndërsa e falënderoi atë për mbështetjen dhe interesimin.
“Vizitë pune shumë e mirë në Helsinki, e organizuar sot nga Ministria e Jashtme e Finlandës. Diskutuam në detaje dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, shkroi Sorensen në X.



Të tjera
Arre*stohen tre persona në Kosovë në bashkëpunim me FBI-në dhe policinë kanadeze
Si të freskoheni më shpejt gjatë verës
OVL UÇK distancohet nga protestuesit në Shqipëri me flamurin e UÇK-së