Dhjetëra persona janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në një xhami brenda kompleksit të një shkolle të mesme në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta.
Shefi i policisë së qytetit, Asep Edi Suheri, ka theksuar se 54 persona janë dërguar në spital. Sipas tij, plagët variojnë nga të lehta deri në të rënda, duke përfshirë edhe djegie.
Ai ka theksuar se Policia Metropolitane e Xhakartës po heton shkakun e shpërthimit që ndodhi në zonën Kelapa Gading, në veri të qytetit, raporton BBC./rtk



Të tjera
Protesta e opozitës, në 17 prill
Plepi i bardhë, kuron më së miri ethet dhe reumatizmën
Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohen