Voton Albin Kurti

Voton Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i VV-së, ka votuar në objektin e Fakultetit Juridik në Prishtinë.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Kurti tha se 18 komunat që sot votojnë përbëjnë 80% të qytetarëve të Kosovës.

“Është ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh në 18 komuna të shtetit tonë. Unë posa votova këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik. U bëj thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave, dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim përa ta si banorë të komunave të Republikës. Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet, por ndërsa të gjithë komisionerët e vëzhguesit tashmë ndodhen në qendrat e votimit,” shtoi ai.