Kryeministri i në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, edhe një herë ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e këtij subjekti në zgjedhjet komunale
Në një mesazh drejtuar publikut, Kurti prezantoi 12 kandidatët e VETËVENDOSJE!-s që garojnë në 12 komuna të vendit, duke i cilësuar ata si “emrat që i duhen komunave dhe Kosovës”.
“Hajra, Fatoni dhe Albani, Taulanti, Ardiani dhe Artani, Aliu, Jetoni dhe Arsimi, Syla, Halili dhe Valoni, janë emrat e kryetarëve që i duhen vendit tonë dhe komunës suaj, e të cilët ju do të mund t’i bëni fitimtarë sot, të dielën e 9 nëntorit,” – tha Kurti.
Ai falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre gjatë fushatës, ndërsa shprehu mirënjohje të veçantë për bashkatdhetarët që kanë ardhur nga diaspora për të votuar.
“Ju faleminderit për mbështetjen e pakushtë dhe për besimin e përditshëm. Falënderim i posaçëm për bashkatdhetarët tanë që kanë udhëtuar nga vendet e mërgimit për të votuar për të mirën e komunës,” – theksoi ai.
Thirrja e Kurtit vjen në prag të ditës së votimeve, ku Lëvizja VETËVENDOSJE! synon të forcojë pozitat e saj në qeverisjen lokale.



Të tjera
Ushtarët turq me armë kundër dronëve në kufirin Kosovë-Serbi
Nuk e di saktësisht, me probabilitet e përqindje, sa i kam gjasat të bëhem kryeministër
Basha thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje