Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar sot në vendvotimin në Shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.
Ai tha e sot është festë dhe do të jetë festë kur të përfundon votimi. I pari i LDK-së, tha se nuk ka ndonjë ankesë dhe se LDK beson në demokraci.
“Sot në Kosovë, si gjithmonë, zgjedhjet trajtohen dhe janë festë. Ditë e mirë, mëngjes i mirë, dhe shpresojmë që do të jetë një proces i mbarë e i mirë, siç ka ditur gjithnjë populli i Kosovës të sillet në procese zgjedhore. Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit, sovranit, ashtu siç duhet të jetë gjithkund, dhe kështu vendoset fati i komunave tona për katër vitet e ardhshme. Jam i lumtur për nivelin demokratik që si shoqëri e tregojmë gjithmonë në procese zgjedhore. Disa çështje i marrim si të mirëqena, por më besoni që, në standardet e Ballkanit Perëndimor, e madje edhe të Evropës, mënyra se si i organizojmë zgjedhjet, si i pranojmë rezultatet dhe si e trajtojmë procesin zgjedhor, është një mrekulli e veçantë demokratike, me të cilën populli i Kosovës duhet të krenohet”, tha Abdixhiku
Ai ka shtuar se “ Festë do të jetë sot, festë do të jetë data e 9 nëntorit, kur përfundon procesi i votimit”.
Kurse sa i përket çështjes se zgjedhjeve parlamentare, ai tha se “dita e nesërme do të kthejmë fokusin te zgjedhjet nacionale.



Të tjera
Spanja mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin
Trafiku Urban pëson ndryshime në linja për shkak të lojës Kosovë – Turqi
Do të ndryshohet rregullorja për subvencionime, shprehim keqardhje për atë çfarë ndodhi me ekspozitën