Sonte, në media është raportuar se procesi i numërimit i votave është është ndaluar në Mitrovicë, kjo pasi “janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse”.
Për këtë kanë reaguar edhe zyrtarë të PDK-së e që e kanë cilësuar këtë si “vjedhje”.
Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi pas shqetësimeve të ngritura në opinion publik për procesin e verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, përcjell “Bota sot”.
KQZ ka sqaruar se është konstatuar një gabim teknik në disa fletëvotime, por që sipas institucionit, ky gabim nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve.



Të tjera
Selimi e Krasniqi ishin të dedikuar për pavarësi, UÇK-ja forcë shtytëse
Osmani dekreton 20 gjyqtarë me mandat fillestar
Dyshimet, heshtja dhe misteri rreth rastit Vukashinoviq