Gabim teknik në fletëvotime, CETIS pranon – KQZ e dërgon çështjen në Prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka pranuar një sqarim zyrtar nga kompania CETIS, lidhur me gabimin e evidentuar në disa fletëvotime të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor 2025, në komunat e Mitrovicë e Gjakovës.

Sipas njoftimit, pas pranimit të fotografive që tregonin gabimin, kompania CETIS ka zhvilluar një hetim të plotë të procesit të prodhimit dhe përgatitjes së të dhënave. Hetimi ka zbuluar se problemi kishte ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtypte numrin e vendvotimit. Për shkak se sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ky gabim nuk ishte detektuar gjatë procesit të shtypjes.

CETIS ka marrë plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik dhe ka theksuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie, të cilat e bëjnë të pamundur falsifikimin apo kopjimin e tyre.

Kompania ka shprehur keqardhje të thellë për incidentin dhe ka konfirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht me KQZ-në në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit.

Në njoftim thuhet se përgjigjja zyrtare e kompanisë është bashkëngjitur në gjuhën angleze dhe në përkthim shqip.

Njoftimi i plotë:

Image

Njoftimi i CETIS

Foto galeri

 

3 komente