Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, së bashku me nënkryetaren Albulena Haxhiu, priti sot në takim Drejtorin e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, i cili prezantoi raportin vjetor të punës për periudhën 8 nëntor 2024 – 9 nëntor 2025.
Në takim u diskutua për punën e rëndësishme që po zhvillon ky institucion në ruajtjen dhe dokumentimin e kujtesës historike të popullit të Kosovës. Kryetari Basha falënderoi drejtorin Hetemi dhe stafin e Institutit për përkushtimin ndaj së vërtetës dhe dokumentimit të vuajtjeve të popullit gjatë gjenocidit të kryer nga regjimi serb.
“Dokumentimi i krimeve të luftës, dëbimeve, dhunimeve e masakrave është akt i kujtesës në shërbim të drejtësisë. Si shtet dhe si shoqëri kemi detyrim moral e institucional ta mbështesim këtë punë, për të mos lejuar që e kaluara të zbehet dhe për të kërkuar drejtësi për çdo krim të kryer në Kosovë,” – theksoi kryetari Basha.
Instituti, i themeluar në nëntor të vitit 2023, është shndërruar në një qendër të rëndësishme të hulumtimit, dokumentimit dhe përpunimit të materialeve mbi krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit, duke synuar paraqitjen e plotë të fakteve dhe kontekstit historik të luftës.



Të tjera
Lamine Yamal jep një mesazh teksa flet për përballjen me Ronaldon dhe Portugalinë
Liverpool nderon Jotën me memorial në Anfield
Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes