Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Ja kur do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së

Memli Krasniqi ka ofruar dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka njoftuar për dorëheqjen në një konferencë për shtyp të mërkurën, pas mbledhjes së Kryesisë.

Ai theksoi se ky vendim nuk lidhet me ndonjë zhvillim të fundit politik, por me nevojën për t’i dhënë partisë “një frymë të re dhe një mundësi të re për të ardhmen”.

Por kur pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së?

Krasniqi ka bërë të ditur po ashtu se e ka thirrur Konventën e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë më 17 nëntor.

Dorëheqja e Krasniqit, reagon Lladrovci: Ky do të jetë kryetar i ri i PDK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Ai ka përgëzuar strukturat e PDK-së dhe qytetarët e Drenasit për mbështetjen e dhënë, duke riafirmuar besnikërinë e tij ndaj partisë.

Ai përshëndeti largimin e kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi, dhe u shpreh mbështetje për kryetarin në ardhje, Bedri Hamza, duke e cilësuar PDK-në si themeluesen e lirisë dhe shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës!

Përgëzoj strukturat e PDK-së për mbështetjen që ma kanë dhënë në çdo situatë, me besimin e plotë se do të bëhet mirë. Falënderim i veçantë shkon për qytetarët e komunës së Drenasit, të cilët besuan në zotimin tim se s’ka bir nane që më largon nga PDK-ja.

Besimi im në sinqeritetin e anëtarësisë, ashtu dhe udhëheqësve të PDK-së, ka qenë i madh. Ky hap i pritshëm i kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi do përshëndetur, njëherësh, duke i ofruar fuqishëm përkrahje kryetarit në ardhje, Bedri Hamza.

Të jesh lider i partisë që buroi nga Drejtoria Politike e UÇK-së, është përgjegjësi e madhe, përgjegjësi për ta dërguar shtetin në nivel më të lartë, sinqerisht, me tërë forcat përparimtare të vendit. Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës!

Të jesh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, do të thotë të jesh shtetformues e shtetndërtues, gjithëpërfshirës e përbashkues, trim dhe i drejtë, largpamës e vizionar, burrështetas dhe lider në fjalë e vepra. Suksese të mëtejme parti e liderëve tanë të luftës dhe paqes, suksese PDK!

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së?

Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sot pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.

Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.

Ai e kishte marrë drejtimin e partisë në vitin 2021.

“Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.

Ai shtoi se PDK-ja ka nevojë për të krijuar “një momentum, dhe një mundësi të re për familjen tonë demokratike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.

Gjatë udhëheqjes së tij, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Krasniqi tha se nuk e di se kush do të garojë për kryetar të partisë në konventën e së hënës, por shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse ai garon.

“Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehu, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, theksoi ai.