Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimit, është ndërprerë përkohësisht.
Kjo pasi Bedri Shabani ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Trupi gjykues ka ndërprerë seancën për një konsultë të shkurtër, pas deklaratës së të akuzuarit.
“Nuk kam qenë në gjendje të mirë shëndetësore, kam marrë trajtimin mjekësor brenda burgut dhe çdo gjysmë ore jam nën kujdesin e stafit mjekësor, pra nuk jam në gjendje të vazhdojë seancën gjyqësore”, ka deklaruar Shabani para trupit gjykues.
Seanca është ndërprerë në orën 10:00, ndërsa gjykata do të kontaktojë menjëherë Shërbimin Korrektues të Kosovës për të marrë informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të Shabanit.
Në varësi të raportit që do të dorëzojë ShKK, gjykata do të caktojë vazhdimin e seancës. Sipas njoftimit të gjykatës, seanca pritet të vazhdojë në orën 10:20.



Të tjera
“Pa drejtësi dhe pa kujtesë nuk ka paqe të vërtetë” – Osmani takon drejtorin Instituti të Krimeve të Luftës
Ushqimet që ruajnë ujin në trup
Vendosen 165 kamera sigurie në Prishtinë