Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, e ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Holandës, Desiree Bonis, në shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City”, në Prishtinë, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ata kanë biseduar për situatën në Kosovë.
“Takimi i dha komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Komandanti i KFOR-it shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për kontributet e palëkundura dhe të vlefshme të Holandës në KFOR.



Të tjera
5 fakte shkencore për rolin e babait në jetën e vajzës
Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet
Pesë sinjale që jeni më inteligjentë se të tjerët