Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur sërish për rritjen e prodhimit të grurit në Kosovë për vitin 2024.
Peci përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar se bazuar në analizat për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon mesatarisht 250-300 gram miell në ditë, që përkon me 140-150 kg grurë në vit.
“Me një popullsi prej 1.75 milion banorësh, kjo kërkesë është rreth 262 mijë tonë grurë. Ndërsa vitin e kaluar janë importuar 139,000 tonë grurë, këtë vit Kosova ka prodhuar 140,000 deri 150,000 tonë më shumë se vitin e kaluar”, ka shkruar Peci.
Peci theksoi se të dhënat e sakta për çdo hektar të mbjellë janë të disponueshme dhe sipërfaqet nën 1 hektar nuk përfshihen në subvencionet e ministrisë.
Ministri gjithashtu ftoi qytetarët të gëzohen për këto suksese dhe të lënë mënjanë xhelozinë dhe smirën, duke nënvizuar rëndësinë e punës dhe prodhimit vendor.
Postimi i plotë i Pecit, pa ndërhyrje:
Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell.
Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë.
150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë.
67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori.
Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë.
E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar!
Ne kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë.
Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë.
Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin!
Do punue koka, me prodhue toka!
Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!.



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë