Barcelona ka njoftuar zyrtarisht planet për të ngritur një statujë në nder të Lionel Messit në stadiumin Camp Nou.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi se sulmuesi legjendar Lionel Messi meriton statujën e tij në stadiumin e rinovuar Camp Nou, transmeton Klankosova.tv
“Lionel Messi meriton të ketë statujën e tij në stadiumin e ri. Ne tashmë po e përgatisim projektin, do t’i diskutojmë detajet me familjen e tij dhe, nëse ata e miratojnë idenë, do të fillojmë zbatimin”, tha Laporta.
Messi veshi ngjyrat e Barcelonës nga viti 2004 deri në vitin 2021 dhe mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit, duke shënuar 672 gola në 778 ndeshje.



Të tjera
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje
Bebe Rexha zbulon si e bindi Faithless për “New Religion”: M’u desh shumë kohë ta merrja aprovimin
Si të vishet një i porsalindur në stinën e nxehtë të verës?