Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, foli pas triumfit 0-1 të arritur ndaj Andorrës.
Futbollisti lushnjar, ja dedikoi këtë triumf fizioterapistit të ndjerë Ylli Mihalit, që humbi jetën në kohën e COVID-it.
“E dinim që në fillim që do të ishte ndeshje e vështirë. Kishte 3 ditë që ndihej tension i ndeshjes.
Në pjesën e parë donim të bënim goli që në fillim, por shyqyr që futi atë topin Uzuni dhe Asllani bëri goli. Në ndeshjen e parë që luajtëm ndaj Anglisë, pësuam humbjen 2-0, kemi 8 ndeshje pa humbur.
Nuk e pashë çfarë ndodhi me Brojën, është e kot të mashtroj. Isha i përqëndruar të festoja me skuadrën. Të gjithë ndihen mirë, të gjithë çunat janë në harmoni. Duam të ndihmojmë çunat e rinj, si Berisha,
Pajaziti, etj. Ne jemi këtu edhe për t’i mbështetur në momente të vështira, jo vetëm për të fituar. Meritojnë 40 lojtarë të vijnë në Kombëtare.
Kombëtarja është gjithmonë me faza, trajneri ka zgjedhur të fusë lojtarë të tjera. Jemi profesionista, vetëm kështu arrihet të futemi në Botëror. Po nuk pati harmoni dhe grup është e vështirë.



Të tjera
10 gabime që bëjnë prindërit me fëmijët
Pamje të papërshkrueshme: Lela Seferi mahnit të gjithë pas vizitës në frizer
Përvojë dhe vizion për të ardhmen: Djali i Thaçit tregon mbështetjen për Hamzën