Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është mbledhur sot me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve, ku janë diskutuar dy çështje kryesore: zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për proceset e ardhshme politike, përfshirë zgjedhjet parlamentare.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme, pa hyrë në asnjë koalicion parazgjedhor.
Haradinaj kërkon të shpallen zgjedhjet e reja
“Kemi disa komuna ku të gjithë dëshirojnë të garojnë, por jemi dakorduar që lista të shpërndahet në gjithë vendin me kuota afërsisht të barabarta, edhe pse votat nuk janë të shpërndara njësoj”, tha ai.
Haradinaj shtoi se deget do të kenë rol më të drejtpërdrejtë në identifikimin e kandidatëve për deputetë.
“Kandidatët që janë treguar të suksesshëm në mbledhjen e votave për asamble do të kenë hapësirë në listat tona”, përfundoi ai.



Të tjera
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?
Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave
A e dini çfarë i ndodh trupit kur qëndroni ulur gjatë?