Dijana Hrka, nëna e Stefanit, i cili humbi jetën nga shembja e një tende në Novi Sad, vazhdon grevën e urisë. Gjendja e saj, pas 13 ditësh grevë, është e qëndrueshme.
Velibor Mikiq, i cili foli në emër të saj tha se Hrka ndihet e dobët dhe ka vështirësi në të folur, por është mirë mendërisht dhe e vendosur të vazhdojë qëllimin e saj.
Sipas tij, Hrka u sëmur papritur të mërkurën dhe u trajtua në Spitalin Medigroup, ku mori një infuzion.
Ai theksoi gjithashtu se Hrka u shqetësua nga një telefonatë e dyshimtë nga një person që pretendonte të ishte djali i saj dhe po kërkonte ta ndikonte. Ajo ka kërkuar informacion nga policia lidhur me këtë ngacmim, raportojnë mesiat serbe.
Dijana Hrka nisi grevën e urisë më 2 nëntor, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjeve që çuan në vdekjen e djalit të saj dhe 15 të tjerëve në shembjen e tendës, lirimin e studentëve të arrestuar gjatë protestave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ndërkohë, në anën tjetër të gardhit nuk ka tubime të mbështetësve të qeverisë, dhe policia vazhdon të qëndrojë pranë vendit ku ajo proteston.



Të tjera
Distria Krasniqi arrin gjysmëfinalen në Zagreb
Perimet të cilat pastrojnë organizmin
AAK-ja duhet të shqyrtojë bashkëpunimin me LVV-në