Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës me rastin e Ditës së Mbretit.
“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për të ardhmen evropiane”, ka shkruar .
Basha ka thënë se populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e madhe të Belgjikës gjatë viteve të vështira ’80 dhe ’90, miqësi kjo, që thotë se forcua me kalimin e kohës.
“Njëkohësisht, si shoqëri e si shtet jemi tejet mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar kryekuvendari.
Në emër të Kuvendit u ka shprehur urime popullit dhe institucioneve belge, si dhe Mbretit Philippe, në këtë ditë të rëndësishme të tyre kombëtare.



Të tjera
Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet
Pesë sinjale që jeni më inteligjentë se të tjerët
Profesionet që duken më tërheqëse për gjininë e kundërt