Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar juristes së medias, Flutura Kusarit në lidhje me atë se kjo parti bashkë me liderin e tyre Albin Kurtin po e përdorin RTK-së për inate politike dhe për të bindur opozitën që t’ia votojë komisionet, përcjell KosovaPost.
Ai ka thënë se e vërteta është se Lëvizja Vetëvendosje e ka përkrah idenë për të gjetur zgjidhje për buxhetin e RTK-së nëpërmjet komisioneve dhe se PDK, LDK e AAK po e refuzojnë.
“Flutura Kusari, meqë është juriste, e di mirë që duhet Kuvendi ta miratojë Raportin e RTK-së për me iu mundësu Thesari ekzekutimin e mjeteve. E megjithatë, del manipulon publikun dhe organizatat tjera duke kërkuar përgjegjësi nga Qeveria. Nuk tregon që Lëvizja e ka mbështet, dhe se PDK, LDK e AAK po refuzojnë ta themelojnë komisionin dhe ta miratojnë Raportin, por del manipulon duke e akuzuar Qeverinë! Kjo tregon e ka më me interes ta godasë Qeverinë, se ta tregojë të vërtetën e situatës së RTK-së”, ka shkruar Bajqinovci.



Të tjera
Distria e artë, ia siguron Kosovës medaljen në Kroaci
Izr@eli refuzon 23 kërkesa për ndihmë në G@za duke lënë miliona mjete strehimi të bllokuara
Mos e teproni me mishin e kuq