Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka deklaruar se nuk ishte në dijeni paraprakisht për dorëheqjen e Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të partisë.
Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Hoxhaj tha se dorëheqja ishte një ngjarje e papritur dhe e paparashikuar.
“Nuk kisha pasur informatë, ka qenë një ngjarje që e kam kuptuar përmes mediave dhe përmes pyetjeve të gazetarëve se a mund të ndodhte, pasi kishte një mbledhje të Kryesisë së PDK-së. Ai na paralajmëroi se ishte një mbledhje me rëndësi”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se në momentin e dorëheqjes ishte në rrugë dhe po udhëtonte drejt Tiranës. “Mendoja se do të kishte një debat rreth asaj se çfarë po ndodhte me votimin në Mitrovicë, ku ishim me ankesën tonë në PZAP, dhe nëse mund ta rikthenim Mitrovicën. Kjo ka qenë pritja që kam pasur unë. Ka qenë një lajm i papritur, i paparashikuar, një befasi e madhe, e cila sigurisht i ka zënë shumëkënd në befasi”, tha Hoxhaj.



Të tjera
Plani investiv për Lojërat Mesdhetare 2030 po realizohet
Kështu thonë pediatrit kur është fjala për zgjedhjen e dhuratave për fëmijë
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë