Shtatë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në fshatin Zajm të Klinës të premten në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, në aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Njësitë kompetente të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me hetimin e shkaqeve të aksidentit”, ka thënë Policia.



Të tjera
Cristiano Ronaldo do të pensionohet nga Portugalia këtë verë
Asgjë e re për Zvicrën e Xhakës, arrin kualifikimin në 1/8-tat
Nëse doni të humbni peshë, konsumoni këtë lëng në mëngjes