Manchester United ka siguruar transferimin e sulmuesit holandez Joshua Zirkzee.
Pas një sezoni shumë të mirë me Bolognan, holandezi është bërë objektiv i shumë klubeve të mëdha, megjithatë Djajtë e Kuq kanë siguruar shërbimet e tij.
Mediat italiane kanë raportuar se tanimë ka një marrëveshje totale mes dy klubeve si dhe mes Man Utd dhe përfaqësuesve të lojtarit.
Djtjë e Kuq do të paguajnë klauzolën e largimit të Zirkzee nga Bologna prej 50 milionë euro.
Ndërkohë ajo që e ka bindur lojtarin është sigurisht edhe paga shumë e lartë që do ta fitoj në Old Traford.
Zirkzee do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Manchester United derisa do të fitojë pagë vjetore prej 6 milionë eurove neto në sezon, plus bonuset.
Mediat në Itali dhe Angli kanë raportuar se Utd ka fituar garën për Zirkzee vetëm falë pagës shumë të lartë që i kanë ofruar atij.



Të tjera
Kolla, lemza dhe “zhurmat” e tjera të trupit, çfarë tregojnë
26 metra dhe 70 tonë, Argjentina inauguron statujën më të madhe në botë për Lionel Messin
Ndotja pranë Liqenit të Badovcit ngre alarmin, kërkohen masa urgjente