Kosova ka shkruar historinë! Pas një serie performancash të jashtëzakonshme, “Dardanët” kanë siguruar për herë të parë vend në fazën e play-offit për Kupën e Botës 2026. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Federata e Futbollit e Kosovës shprehu emocionin dhe krenarinë për këtë arritje historike, duke u bërë thirrje tifozëve të festojnë momentin.
“Mirëmëngjesiii! U zgjuam dhe kuptuam që nuk është ëndërr… Kosova është në PLAY-OFF për Kupën e Botës 2026! Krenari e pafund për djemtë tanë! ” – thuhet në postimin e Federatës në rrjetet sociale.
Ky arritje historike vjen pas një serie performancash impresive nga Kombëtarja, duke përfshirë fitore vendimtare ndaj Sllovenisë që e vendos Kosovën në vendin e dytë në Grupin B të kualifikimeve, vetëm tre pikë prapa Zvicrës. Me këtë rezultat, Dardanët janë të vendosur për të luftuar në ndeshjen e fundit kualifikuese për një vend direkt në Botëror, edhe pse skenari i mundësisë për të kaluar si e para kërkon një fitore me diferencë të lartë golash.



Të tjera
Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë
Kosovarët pa targa në Slloveni pas ndeshjes, reagon Ambasada
Mos vozitni nën ndikimin e barnave!