Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet e trajnimit të përbashkët që po zhvillohet mes pilotëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcës Ajrore shqiptare.
Vëngu tha se ky trajnim po bëhet për rritje të gatishmërisë operacionale.
“Pilotët e Forca Ajrore dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të angazhuar në trajnimin e përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale!”, shkroi ai krahas videos.
Ky program është paraparë në kuadër të marrëveshjes bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë./Express/



Të tjera
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve
Gazi amerikan, Haxhiu: Çështja nuk është “po” apo “jo”- duhen diskutime