Një numër i madh i aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave të ndryshëm, ndërsa llogaritet se një numër i madh i shoferëve të cilët janë të përfshirë në aksidentet frontale kanë qenë nën ndikimin e barnave të cilët zvogëlojnë aftësitë vozitëse.
Madje edhe barnat, të cilat duket se nuk janë aspak të rrezikshme (p.sh. barnat të cilat zvogëlojnë simptomat e gripit) shtojnë rrezikun nëse jeni duke vozitur.
Ne aftësitë vozitëse më shumë ndikojnë anksiolitikët (barnat për qetësim). Ka raste të shumta kur këto barna gjenden në gjakun e shoferëve që pësojnë aksidente, transmeton Telegrafi.
Këto barna ngadalësojnë reagimin e shoferit dhe pengojnë në vlerësimin e largësisë ndërmjet dy automjeteve të cilat janë në lëvizje.
Në grupin e barnave të cilët duhet t’i shmangin shoferët, janë edhe antidepresivët (kundër depresionit), pastaj analgjetikët e fortë (kundër dhimbjes), antihistaminikët (kundër alergjisë) etj.
Supozohet se nga 3% deri në 7% e aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të këtyre barnave para dhe gjatë vozitjes.
Duhet që të kalojnë së paku 12 orë nga marrja e këtyre barnave deri te momenti i vozitjes. Nëse vendosni të vozitni më herët rrezikoni veten dhe të tjerët.
Llogaritet se afër 10% e shoferëve përdorin ndonjë lloj të barnave për qetësim.



Të tjera
Kurti në Davos fton Kuvajtin për investime në energji, ujë dhe infrastrukturë
Pse pritja në rend është shumë bezdisëse? Kjo është arsyeja psikologjike
Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT