Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se ndeshja që do ta zhvillojnë me Kosovën të martën nuk do të jetë duel vëllazërisht por lojë në të cilën ekipet synojnë rezultat, raporton Ekonomia Online.
“Pjesën emocionale e kemi lënë pas. Nesër s’ka me pasë ‘duel vëllezërish’. Thjesht: gati, vendosuni, nisemi. Ata kanë kaluar herët në epërsi kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Ne duam ta zhvillojmë lojën tonë dhe të përpiqemi t’i shënojmë golat përmes ofensivës sonë”, u shpreh Yakin në konferencën për media.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës është e fundit e ciklit kualifikues për Botëror. Kosovës i duhet një fitore me gjashtë gola diferencë për ta zënë vendin e parë. Jam i lumtur që kemi arritur të shënojmë shumë gola përfshirë edhe në lojën me Kosovën. Është me rendësi që Kosova ka siguruar playoff. Nga ana jonë jemi të fokusuar që nga fillimi dhe te fitojmë. Me Granitin bisedojmë, ka përformancë të jashtëzakonshme. Ai është një lojtar i cili dëshiron të fitoj të gjitha ndeshjet, është luftëtar. Shaqiri po ashtu është lojtar i jashtëzakonshëm, është një situatë e rrallë që duhet të vazhdojmë përpara”, tha ai.




Të tjera
Komisionerja e FSK-së dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim
“Big Brother VIP Kosova 4: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi do të japin opinionin e tyre”
“Getoari bëhet banori i tretë i Big Brother VIP Kosova 4”