Për herë të parë, një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova – dhomë e veçantë për të

Tashmë është zyrtare që edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova do të fillojë të hënën.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se një nga banoret më të komentuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova do të jetë Ikballe Huduti, predikuese e njohur e fesë islame dhe një figurë që shpesh ka bërë bujë për deklaratat e saj në studiot televizive shqiptare.

Sipas burimeve, produksioni ka përgatitur edhe një dhomë të veçantë fjetjeje për Ikballen, për shkak të mbulesës së saj dhe rregullave fetare që nuk i lejojnë të ndajë hapësirat e gjumit me konkurrentët e tjerë. Krijimi i kushteve të posaçme brenda shtëpisë konsiderohet një vendim i pazakontë për formatin lokal, duke sinjalizuar se edicioni i sivjetshëm po synon një qasje më gjithëpërfshirëse.

– YouTube  youtu.be

Një rast tjetër është regjistruar edhe në Big Brother Israel, ku një konkurrente palestineze myslimane që mbante mbulesë ka hyrë në shtëpi. Ndërkohë, në edicionin special Big Brother: The Boss, banorja Ala’a Omar nga Omani mori pjesë duke pasur madje edhe kushte të veçanta të përshtatura për nevojat e saj fetare.