Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi në shoubizin shqiptar, ku Don Xhoni së bashku me të vëllanë e disa miq të tjerë, thuhet se kanë sulmuar producentin nga Ferizaj, Shkumbin Nebihu – Bini Diez.
I njëjti reagoi në një deklaratë për Prive by LS, ku tha se në atë moment ndodhej me familje në makinë.
“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mundur një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje”, tha ai ndër të tjera.
– YouTube www.youtube.com
“Më kanë zënë rrugën me një makinë. Kanë tentuar të sulmojnë makinën”, shtoi tutje.
E duket se ‘mollë sherri’ ka qenë reperi tjetër Nichi, i cili menaxhohet nga Bini Diez.
Ai ka reaguar pas këtij rasti me një shkrim në InstaStory, ku thekson se ka bërë gabimin më të madh në jetë.
“Ke pasur zgjidhje edhe sërish ke vendosur të bësh gabimin tënd më të madh në jetë”, tha ai.

Foto: Instagram



Të tjera
Të rinjtë e varur nga mediat sociale ndihen më të vetmuar sesa të moshuarit
Orizi kafe më i shëndetshëm, por përmban më shumë kalori
Duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit