“Bedri Hamza kryetar i ri i PDK-së, paralajmërim i fortë për partinë – ja pse u ndëshkua PDK”

Avokati Gazmend Halilaj, ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza.

Halilaj përmes një shkrimi në Facebook, thotë se zgjedhjet e fundit nuk e ndëshkuan me votë subjektin PDK për shkak të Memli Krasniqit, por për bindjes brenda subjektit.

Sipas tij, PDK mund t’i ndërrojë kryetarët e saj tri herë brenda ditës, por rezultati do të jetë prapë i njëjtë apo edhe më i ulët.

“Qytetarët në (tri) palë zgjedhjet e fundit, nuk e ndëshkuan me votë subjektin PDK, për shkak se z. Melli Krasniqi ishte kryetar i saj.

Andaj, PDK, mund t’ i ndrrojë kryetaret e saj (tri) herë brenda ditë, por rezultati ka me qenë prapë i njëjtë apo edhe më i ulët”, ka shkruar Halilaj.

Sipas tij, shkoi Memli erdhi Bedriu, tek qytetari nuk ndryshon më asgjë.

“Z. Bedri Hamza në krye të PDK-së, nuk është diçka e re, Ai ishte edhe më herët, bile brenda dy apo tri figurave më kryesore, por, a u përmirësua rezultati në ketë subjekt, sigurisht JO.

-Pse/SEPSE, niveli i vetëdijes qytetare tani është rritur.

Andaj, shkoi Memli erdh Bedriu, tek qytetari s’ ndryshon më asgjë, thjeshtë, pas Bedriut vjen Enveri, vijnë edhe shumë tjerë, por kjo nuuuuuk, sjellë asnjë rezultat”, ka vazhduar avokati.