Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi janë zyrtarisht opinionistet e Big Brother VIP Kosova 4, duke sjellë dy perspektiva të ndryshme dhe tejet interesante në këtë edicion të ri të reality shout.
Olta rikthehet për herë të dytë si opinioniste, pas performancës së saj të kometuar gjerësisht sezonin e kaluar.
Ajo njihet për qëndrimet e drejtpërdrejta, analizat e thella dhe aftësinë për të ndezur diskutime dinamike.

Foto: YouTube
Në anën tjetër, këtij sezoni i bashkohet edhe artistja e njohur Leonora Jakupi, e cila pritet të sjellë një qasje më të butë.
Kombinimi i tyre në panel shihet si një prej risive më të forta të edicionit të katërt, pasi dyshja pritet të krijojë një balancë mes analizës së ashpër dhe komentit emocional.

Foto: YouTube
Që të dyja opinionistet do të kenë rol kyç në interpretimin e lojës së banorëve, në analizimin e dinamikave brenda shtëpisë dhe në ndikimin e perceptimeve të publikut.
Moderatorët Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti i prezantuan ato me entuziazëm, duke theksuar se prania e tyre do ta pasurojë edhe më shumë strukturën e spektaklit.



Të tjera
Të rinjtë e varur nga mediat sociale ndihen më të vetmuar sesa të moshuarit
Orizi kafe më i shëndetshëm, por përmban më shumë kalori
Duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit