Enver Hoxhaj ka mbajtur një fjalim të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës, ku ka kritikuar hapur lidershipin aktual për mënyrën si është menaxhuar procesi zgjedhor i partisë.
Ai ka thënë se PDK-ja nuk i ka dhënë as një javë kohë shtesë për të kandiduar për kryetar, ndonëse këtë kërkesë ia kishte paraqitur edhe Bedri Hamzës në një takim të një dite më parë.
Sipas Hoxhajt, gara është mbyllur paraprakisht nga kryetari në detyrë, Memli Krasniqi, i cili publikisht kishte shprehur mbështetjen për kandidatin tjetër, duke e orientuar procesin.
Ai shtoi se kërkesa e tij për shtyrjen e konventës me vetëm një javë kishte qenë parimore dhe jo personale, me qëllim që të zhvillohej një debat real, platforma dhe ide për drejtimin e partisë.
Gjatë fjalimit, Hoxhaj dha edhe disa “thumbime” brenda partiake, duke theksuar se mungesa e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit po ndihet në lidershipin e PDK-së.
Duke nënvizuar se nuk po gjen kushte të barabarta dhe proces të drejtë, Hoxhaj njoftoi se nuk do të marrë pjesë në garën për kryetar të PDK-së.
“E dua Kosovën. Tani e dua UÇK-në. Pastaj PDK-në. Pastaj Hashimin dhe Kadrinë. Këtë që po e them sot ju bjen ndërmend nesër,” përfundoi ai.



Të tjera
Ndalohet kontrabanda me 600 kg djathë, veshmbathje e medikamente në Zubin Potok
Dardania nën ujë, kjo është gjendja pas të reshurave
Mos hapni pusetat gjatë reshjeve