Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërkaq në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500 m parashihen reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 8 deri në 11 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6m/s.
IHK njofton se këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete.
HMK thekson se reshjet e cilat kanë filluar të shfaqen gradualisht do të përfshijnë tërë territorin e Kosovës, ndërsa zonat e rrezikuara më shumë janë ato me karakteristikë lumore dhe malore, përfshirë basenet e Drinit të Bardhë, Bistricës së Prizrenit, Mirusha, Toplluhës, Erenikut dhe Bistricës së Deçanit, përcjell Telegrafi.
IHMK apelon qytetarët dhe institucionet që të jenë të kujdesshëm dhe të ndërmarrin masat e nevojshme mbrojtëse, ndërsa thekson se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme përmes të dhënave nga rrjeti i stacioneve hidrometeorologjike.
Ndërkaq, Agjencia e Menaxhimit Emergjent thekson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe koordinimin me institucionet relevante.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së