Pas fitores së madhe në Lubjanë ndaj Sllovenisë, Kosova sot (e martë) zhvillon ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026, përballë Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përballja nis nga ora 20:45 dhe pritet të jetë ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Kombëtares, pasi “Dardanët” tashmë e kanë siguruar Play-Off-in, ndërsa matematikat mbeten ende të hapura për një mundësi të artë për kualifikim direkt, varësisht edhe nga rezultati i sotëm.
Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të mbështesin Kosovën në sfidën e saj të fundit të këtij cikli.
Kosova vjen në këtë duel me moral të lartë pas triumfit 2:0 ndaj Sllovenisë, ndërsa Zvicra kërkon të ruajë kreun e grupit pas fitores 4:1 ndaj Suedisë.



Të tjera
Sonte ndizet “Fadil Vokrri”, Dardanët presin Zvicrën
Ndalohet kontrabanda me 600 kg djathë, veshmbathje e medikamente në Zubin Potok
Dardania nën ujë, kjo është gjendja pas të reshurave